Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, është zgjedhur si lojtari më i mirë i Euro-2016, bëri të ditur të hënën UEFA nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Lojtari i Atletico Madrid, 25 vjeç, është autor i 6 golave gjatë kompeticionit. Ai shënoi dy gola në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Gjermanisë (2-0).

Ai u zgjodh nga një panel prej 13 vëzhguesish, mes të cilëve Sir Alex Ferguson, Alain Giresse, etj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb