Antonio Conte edhe pse është aktualisht i grumbulluar me ekipin e tij Kombëtaren Italiane të Futbollit, Trajneri Italian ka shprehur dashurinë për gruan e tij Elisabetta.

Ne faqen e tij zyrtare ne rrjetin social “Facebook” ka publikuar një foto me gruan dhe vajzën e tij duke shkruar “E dashur Betta, sot është përvjetori ynë. Kanë kaluar tashmë tri vite. Edhe pse nuk mundem t’a festojmë sëbashku, të dërgoj të gjithë dashurinë time. Të falënderoj për mbështetjen që më ke ofruar çdo ditë dhe që më ke qëndruar pranë për të gjitha sfidat që kam patur si ato personale edhe në ato profesionale që jam duke përballur. Puthje, Antonio”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: