TIRANË- Armando Sadiku futbollisti elbasanas që shënoi golin e tretë në ndeshjen e kombëtares sonë me Armeninë duke vulosur kështu një rezultat historik që e çon kombëtaren direkt e në Eliminatorët e Europianit 2016 është nderuar sot në qytetin e tij të lindjes.

Kreu i Bashkisë së Elbasanit i ka akorduar futbollistit 24-vjeçar titullin “Mirënjohja e Qytetit” me motivacion për kontribut në kombëtare për kualifikimin.

Armando Sadiku (lindur më 27 Maj 1991 në Elbasan) luan me klubin zviceran Zürich në Super Ligën Zvicerane dhe me kombëtaren shqiptare si sulmues.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: