Presidenti francez, Francois Hollande ka paralajmëruar përpjekjet që do të ndërmarrën për të parandaluar grevat në Francë, në prag të fillimit të turneut të futbollit “Euro 2016”.

Kohëve të fundit, Franca është përballur me protesta për shkak të reformave në ligjin e punës, ndërsa grevat mund të ndikojnë në hapjen e turneut.

Vozitësit e trenave kanë kërcënuar me grevë, duke paralajmëruar shërbimin në vetëm një linjë jashtë Parisit.

Sot do të fillojë kampionati evropian, ku ndeshja e parë do të zhvillohet mes Francës dhe Rumanisë.

Po ashtu, në Francë janë ndërmarrë masa të mëdha të sigurisë në rast të kërcënimit nga ndonjë sulm terrorist.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: