Fitorja e Kroacisë ndaj Spanjës në minutat e fundit përveçse nxori kroatët kokë grupit, i dhuroi sportdashësve të futbollit një super ndeshje Spanjë- Itali.

2 ekipet me histori të Evropës do të ndeshen midis tyre në 1/8 e finaleve të EURO 2016.

Emocionet pritet të jenë të mëdha, dhe rezultati natyrisht i paparashikueshëm.

Këtë e thonë edhe shifrat, dhe statistikat midis dy skuadrave. Italia nuk ka fituar ndaj Spanjës që në botërorin e vitit në 1994 në USA. Në botërorin e vitit 1994 Italia e ka mundur Spanjën me rezultatin 2-1 me gola të Rino dhe Roberto Bagio. Që prej atij viti ‘axurrët’ nuk kanë mundur të fitojnë ndaj Iberikëve.

Por megjithë këtë statistikë jo pozitive të italianëve edhe një eliminimi me penallti nga Spanja në Evropianin e 2008, statistika tregojnë një balancë mes dy skuadrave.

Spanja dhe Italia janë ndeshur midis tyre 34 herë, ku të dyja skuadrat kanë nga 10 fitore dhe 14 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Një tjetër statistikë interesante është që në finalet e Evropianit dy skuadrat janë përballur vetëm 5 herë, ku të dyja kanë nga 1 fitore dhe janë regjistruar 3 barazime.

Se kujt do t’i buzëqeshë fati kësaj here, kjo mbetet për t’u parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb