Pas përfundimit të përballjeve të grupeve dhe zyrtarizmit të skuadrave të kualifikuara janë zbardhur dhe përballjet e 1/8. Padyshim që përballja që pritet të dhurojë më shumë emocione është ajo midis Italisë dhe Spanjës. Dy superfuqitë e evropes do të kenë përballjen e 35 mes tyre. Italia nuk e ka mundur Spanjën që me botërorin e 94 ndërkohë që iberikët janë ndër pretendentët kryesore. Një përballje e lehtë për vendin organizator Francën, që do të përballet me Irlandën. Kroacia e cila u rendit e para do të përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Në prag të Brexit do të ketë një përballje Uells-Irlande e Veriut. Gjithashtu Belgjika një skuadër pretendente do të përballet me Hungarinë.
Nga përballjet e fazës së grupeve janë kualifikuar 16 skuadra, 12 që kanë zënë vendet e para dhe të dyta dhe 4 skuadra që dolën të tretat më të mira të 4 grupeve.

Zvicër-Poloni
Kroaci-Portugali
Uells-Irlandë e Veriut
Hungari-Belgjikë
Gjermani-Sllovaki
Itali-Spanjë
Francë-Irlandë
Angli-Islandë

(kl.Bo/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb