Në ndeshjen e parë të grupit D të Euro 2016,  Kroacia kalon Turqinë dhe “fluturon” në vendin e parë të grupit.

Në stadiumin “Parces Des Princes” të Parisit përfundon 0-1 për kombëtaren e Cacic, që e kalon këtë sfidë falë një super goli në ajër të lojtarit të Real Madrid Luka Modric në minutën e 41-të.

Turqit luftuan deri në minutat e fundit të ndeshjes, edhe pse Kroacia kishte shumë raste që të dyfishonte rezultatin, Darijo Srna në goditje dënimi dhe Ivan Perisic me një goditje me kokë që godet traversën, rastet ishin respektivisht në minutën e 52-të dhe 72-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: