RUMANI- Në Rumani duket se e konsiderojnë formalitet fitoren ndaj Shqipërisë. Kjo shihet qartë në mesazhet që po përcillen përmes mediave më prestigjioze në Rumani. Gazeta më e madhe sportive, “Pro Sport”, e konsideron përballjen e fundit në grup kundër Shqipërisë B, duke lënë të kuptohet se skuadra A ishte Zvicra e 6 lojtarëve me origjinë shqiptare.

“Tani duhet të mendojmë në mënyrë cinike si Jordanesku. E ndalëm Shqipërinë A me një pikë dhe të dielën shkojmë drejt kualifikimit me Shqipërinë B”, shkruhej dje në artikullin e “Pro Sport”, në një shkrim
dedikuar shanseve që kanë rumunët për kualifikim.

Rivali i Shqipërisë shpreson që Franca të mposhtë Zvicrën e vendit të dytë dhe në këtë mënyrë të kualifikohet direkt. Skuadra e Jordaneskut bën llogaritë me vendin e dytë dhe e konsideron formalitet pozicionimin në të tretin, teksa i mjafton barazimi me kuqezinjtë. (Panorama Sport)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: