TIRANE- Ish-kapiteni i Shqipërisë, Igli Tare, e ka vlerësuar me nota pozitive shortin për Europianin e Francës për sa u përket rivalëve të kuqezinjve.

Drejtori sportiv i Lacios mendon se Kombëtarja shqiptare mund të bëjë surprizën në këtë grup, ku bëjnë pjesë edhe Franca, Zvicra e Rumania.

“Më duket short pozitiv për Shqipërinë, me dy skuadra që mund t’i surprizojë. Mund të ishte edhe më keq, por mendoj se kombëtarja shqiptare ka shanse me këtë grup”, ka deklaruar Tare për mediat.

Tare parashikon surpriza, duke besuar te Shqipëria e De Biasit. Mbetet për t’u parë nëse do të dalë profecia e ish-kapitenit, i cili tha i bindur se kuqezinjtë do të surprizojnë dy skuadra. Ndoshta e ka fjalën për Francën dhe Zvicrën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: