Ekipi i yllit të Real Madridit, Uellsi, fitoi sot kundër Sllovakisë në stadiumin “Nouveau Stade de Bordeaux” me rezultatin e ngushtë 2-1.

Ndeshja e vlefshme për grupin B u luajt në prani të 42 000 spektatorësh, ku golin e avantazhit e shënoi Gareth Bale në minutën e 10-të, Ondrej Duda barazoi në minutën e 61-të për Sllovakinë ndërsa golin e fitores për ekipin e Uellsit e shënoi Hal Robson-Kanu në minutën e 81-të.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: