*Përfundon pjesa e parë e ndeshjes, Shqipëri-Zvicër 0-1
*Zvicra shënon gol ndaj kuqezinjve në minutën 4

*Kombëtarja zbret të bëjë historinë
* Përqafim emocionues i vëllezërve Xhaka
Është mbyllur me rezultatin 0 me 1 ndeshja Shqipëri-Zvicër, e cila nisi në orën 15:00. Goli ndaj kuqezinjve është shënuar nga Schar, në minutën e katërt.

Një rast i artë për kuqezinjtë për të barazuar rezultatin ishte në minutën e 31′, kur Armando Sadiku i gjendur përballë portierit kundërshtar nuk mundi të shënojë.

Ndeshja e parë e kombëtares shqiptare në një kompeticion të madh shënon sot historinë e re të futbollit shqiptar. Megjithatë kuqezinjtë nuk mundën të merrnin një rezultat pozitiv në takimin me Zvicrën në stadiumin “Bollaert-Delelis”.

TAKIMI

Minuta 90 – Mbyllet pjesa e dytë

Minuta 87 – Çfarë rasti humbet Gashi! Sulmuesi i Kombëtares u gjen i vetëm farë pranë portierit të Zvicrës, por topi i gjuajtur prej tij kaloi mbi kuadratin e portës.

Minuta 81 – Zëvendësim për djemtë e De Biazit, Gashi futet në vend të Sadikut.

Minuta 76 – Sadiku është thjeshtë i pafat duke mos arritur të gjejë golin e shumë pritur nga të gjtihë. Sërish është Hysaj ai që e shërben, Sadiku kthen meënjeherë por gjen vetëm rrjetën e jashtme

Minuta 72 – De Biasi kryen edhe zëvendësimin e dytë, largohet Odise Roshi në fushë Sokol Cikalleshi
Minuta 66 – Berisha bën mrekullinë duke ndalur sërish Seferovic. Një rast flagrant një gol thuajse ndërsa Berisha me këmb mban ende në lojë Shqipërinë


Minuta 60
– De Biasi kryen zëvendësimin e parë, largohet Taulant Xhaka në fushë Ergys Kaçe

Minuta 50 – De Biasi e nis pjesën e dyte më të njëjtët lojtarë, dhe janë po të njëjtit, dyshja Hysaj-Sadiku që ideojnë një rast të mirë, me sulmuesin e Vaduzit që për fare pak nuk arrin të devijojë.

Minuta 46 – Topin e parë e nisin futbollistët e Zvicrës. De Biazi nis pjesën e dytë pa zëvendësime, duke zbritur Kukelin në mbrojtje.

Mbyllet pjesa e pare

Minuta 45 – Vetëm një minutë shtesë nga gjyqtari i katërt.

Minuta 45 – Xhaka ekzekuton një goditje këndi, top i fortë në zonë, por pret portieri zviceran.

Minuta 37 – Blerim Xhemajli për pak shënon golin e dytë. Mesfushori ekzekuton një goditje dënimi nga pranë zonës së rreptësisë, e djathta e tij ndalet vetëm nga shtylla pingule.

Minuta 36 – Cana ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për prekje të topit me dorë pranë zonës së rreptësis, lë kuqezinjtë me 10 lojtarë.

Minuta 30 –
Nuk mund t’i besosh syve teksa sheh rastin që shpërdëron Sadiku në minutën e 30-të. Hysaj i dhuron një asis, Sadiku vertikalizohet në mënyrë perfekte por dështon përpara portjerit për të dërguar topin në rrjetë. Shpërthen De Baisi pas këtij rasti të artë që mund të sillte barazpeshën.

Minuta 26 – Dëshira për të përmbysur rezultatin është shumë e madhe, mjafton të shikosh imazhin e Taulant Xhakes teksa në minutën e 26-të nuk arrin të gjej kuadratin.

Minuta 22 – Lorik Cana ndërhyn nga prapa në dëm të Xhemajlit duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

Minuta 14 – Seferovic depërton mirë në qendër, por e majta e tij kontrrollohet në pozicion nga Berisha.

Minuta 12 – Autori i golit Schar ndërhyn ashpër ndaj Lenjanit duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

Minuta 4 –
Është e pabesueshme ajo që ndodh me Shqipërinë, makthi i minutave të parë rikthehet sërish. Pësojmë gol që nga “tuneli”, 4 minuta lojë i është dashur Zvicrës të kalojë në avantaxh. Një dalje e gabuar e Berishës dhe Schar me kokë na ndëshkon duke e bërë të hidhur këtë start evropiani.

SHQIPERI-ZVICER
Kuqezinjtë zbritën në stadiumin “Bollaert-Delelis”, nën një atmosferë elektrizuese të krijuar nga tifozët e Kombëtares.

Vetëm 20 minuta përpara nisjes për në stadiumin e Lensit, trajneri Xhani De Biazi, ka zhvilluar mbledhjen e zakonshme duke deklaruar edhe formacionin zyrtar.

Trajneri Xhani De Biazi dhe ekipi i tij kuqezi zbresin sot në fushën e lojës, për të shkruar faqen më të rëndësishme të librit të kombëtares, emrin e tyre dhe të kombit. Pikërisht kundër Zvicrës, një ndeshje që ka shumë për të treguar. Së pari është ndeshja e parë në një kompeticion si Europiani për Shqipërinë. Në fushë do të ketë më shumë se 11 lojtarë me kombësi shqiptare dhe shtetësi zvicerane.

Xhani De Biazi është një takticien dhe zakonisht ndryshon shumë në formacion. Me skemën 4-5- 1, dhe 4-3-3, De Biazi kërkon të ketë së pari një mesfushë solide për t’u lënë pak hapësira kundërshtarëve. Me Etrit Berishën të sigurt në portë, në qendër të mbrojtjes Lorik Cana dhe Mërgim Mavraj. Nga krahët e mbrojtjes do të luajnë Elseid Hysaj në të djathtë, ndërsa Ansi Agolli në të majtë, ndonëse Aliji dhe Veseli janë aty për një fanellë. Në rolin e një kontrollori përpara mbrojtjes do të jetë Kukeli, ndërsa disi më të zhvendosur Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka. Odise Roshi nga e djathta me ndoshta ndonjë pikëpyetje me Lilën apo ndonjë modifikim të momentit të fundit dhe Ermir Lenjanit nga e majta në mesfushë. Sadiku, si i vetmi sulmues i mirëfilltë i kombëtares, do të kërkojë golin për kuqezinjtë.

shqiperia

Formacioni zyrtar i Kombëtares:
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Kukeli, Abrashi, Agolli, Lenjani, Xhaka, Roshi, Sadiku.
Trajner: De Biazi

Formacioni i Zvicrës:
Zvicra: Somer, Lihshtajner, Djorou, Rodriguez, Schar, Xhaka, Behrami, Mehmedi, Xhemajli, Shaqiri, Seferoviç.
Trajner: Petkoviç

Përqafimi emocionues i vëllezërve Xhaka para ndeshjes
Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka janë takuar në nxehje, para ndeshjes Shqipëri- Zvicër ku janë përqafuar dhe i kanë uruar fat njëri-tjetrit.
(d.b/er.shk/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: