Italia ka marrë një lajm aspak të mirë në prag të nisjes së kampionatit “Euro 2020”.

Mediat italiane bëjnë me dije, se mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes, e tani, pritet rezultatet e testeve për të mësuar shkallën e dëmtimit.

Trajneri Roberto Mancini, ka thërritur kështu në kombëtare Gaetano Castovillin, i cili mund të jetë i gatshëm për t’iu bashkuar grupit blu, nëse Pellegrini nuk ia del të jetë pjesë e Evropianit.

Për Pellegrinin ky është një dëmtim i përsëritur, pasi edhe vitin e kaluar, ai ka pësuar të njëjtën dëmtim, në një ndeshje që Roma kishte me Lazion.

Sot është dita e fundit për të bërë ndryshime, në rast të lëndimeve serioze ose pozitivitetit të Covid-19, në listën zyrtare që do të dorëzohet në Uefa për Euro 2020 dhe Mancini, i cili tashmë është dashur të heqë dorë nga Sensi (në vend të tij Pessina ), shpreson të mos duhet të bëjë një zëvendësim të dytë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb