Ky Evropian është i çmendur. Pas Italisë që fitoi në shtesë, Holandës që u eliminua, Spanja që kaloi Kroacinë në shtesë 5-3, vjen edhe dramaticiteti i Francë-Zvicër. Helvetët kalojnë në cerekfinale pas gjuajtjeve të penalltive.

Koha e rregullt përfundoi 3-3. Pjesa e parë përfundoi 0-1 për Zvicrën, me gol të Seferovic. Në të dytën Zvicra humbi penallti dhe Franca përmbys në 3-1. Dy gola të Benzema dhe një kryevepër e Pogba.

Por Zvicra nuk dorëzohet. Seferovic ngushton në 3-2, ndërsa Gravranovic barazon në 3-3. Ndeshja shkon në shtesë. 30 minuta nuk prodhojnë gola dhe sfida u vendos nga penalltitë.

Të gjithë janë të saktë nga penalltitë, përvec Mbappe, që gabon penalltinë e fundit. Zvicra në delir, do të ndeshet në cerekfinale me Spanjën. Ky Evropian është i surprizave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb