Rezultatet e mbrëmjes të së premtes në grupin H kanë konfirmuar dyshen Francë-Turqi në krye të grupit, të shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit dhe gjithnjë e më parë biletës që vlen prezencën në Euro 2020. Përveç takimit Turqi-Shqipëri, janë zhvilluar dhe dy takime të tjera, ku sfida më e rëndësishme është luajtur në Rejkjavik, me Islandën që priste Francën kampione bote.

Turqi Shqiperi
Turqi Shqiperi

Një ndeshje që është dominuar nga “gjelat” e Didie Dëshamp, të cilët kanë arritur të triumfojnë në ishull falë golit të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë nga sulmues i çelsit, Olivie Zhiru, që në minutën e 66-të ndëshkoi portierin Halldorson duke vulosur suksesin e Francës, që ngjitet në kuotën e 18 pikëve, po aq sa Turqia, ndërsa Islanda mbetet shumë pas, 12 pikë dhe vetëm një mrekulli mund ta ndihmojë kombëtaren vikinge, që shansin e fundit do ta luajë në nëntor në tokën turke.

Andorra Moldavia
Andorra Moldavia

Surpriza e mbrëmjes vjen nga Andorra, ku vendësit kanë thyer Moldavinë 1-0, duke këmbyer vendin e fundit me përfaqësuesen që do ndeshet me Shqipërinë ditën e hënë, kur kuqezinjtë do luajnë në Kishinau. Kualifikimi tashmë është çështje e mbyllur, por të paktën Shqipëria ka në dorë që në tre sfidat e mbetura të përmirësojnë bilancin e tyre në grup.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb