Mbrëmja e sotme do të shënojë dhe nisjen e Kampionatit Evropian të futbollit “Euro 2020”.

Ndeshja e parë që do të luhet, është ajo mes Italisë dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet në Olimpico të Romës. Pak para ndeshjes, fusha e lojës do i përkasë këngëtarëve, të cilët do të performojnë këngët e tyre. Njëri nga ata, do të jetë edhe Ermal Meta, këngëtari me origjinë shqiptare.

Ai do të performojë pak para sfidës këngën e tij “Uno”, e cila është përshtatur me ngjarjen, pasi bëhet fjalë për një udhëtim nga fusha e futbollit, e ku mesazhi konsiston në dashurinë për futbollit dhe emocionet që ajo të dhuron, për cilindo, pa qenë e nevojshme të jesh i famshëm.

Kujtojmë që në Kampionatin Evropian të futbolli do të përballen 24 skuadra gjatë turneut që do të zgjasë plot një muaj dhe finalja e madhe do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin legjendar të Anglisë, Wembley.

Nesër në mbrëmje në shkallët e Stadio Olimpico në Romë do të jenë 14 mijë spektatorë që kanë kaluar COVID-in, janë vaksinuar apo kanë një test negativ.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: