SPANJA

Sergio Ramos nuk do të jetë pjesë e Euro 2020 për të  përfaqësuar vendin e tij, Spanjës. Trajneri Luis Enrique ka vendosur mos e grumbullojë dhe tashmë Ramos mund të marrë zyrtarisht pushimet verore.

Ramos nuk ka qenë në gjendje optimale këtë pranverë pasi ka pasur dëmtime dhe nga fundi i marsit ka luajtur vetëm një ndeshje.

Largimi i tij do të thotë se Spanja në Euro 2020 do të paraqitet pa asnjë lojtar të Real Madrid. Në përfaqësuese do të ketë lojtarë të Barcelonës, Atleticos, Villareal, Valencias si dhe Real Sociedad, por dhe nga ata që luajnë në Angli, Francë apo Itali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb