Modelet ukrainase janë vendosur sërish në qendër të vëmendjes.

Pas arrestimit në Dubai, ku u kapën duke pozuar nudo, ata këtë herë, kanë ndarë një set tjetër të nxehtë, por duke shprehur mbështetjen ndaj Anglisë në “Eeuro 2020”.

Edhe pse Ukraina e tyre, u mund me rezultatin 4 me zero në çerekfinale nga Anglia, bukuroshet, nuk kanë hezituar të mbështesin Harry Kane me shokë.

Ndërkohë përveçse vizatuan flamurin anglez në të pasmet e tyre, ato bënë edhe pankarta të ndryshme me fjalë mbështetje për ekipin. Kujtojmë që Anglia u kualifikua për herë të parë në një finale të Kampionatit Evropian. Ata mposhtën mbrëmjen e së mërkurës Danimarkën me rezultatin 2-1.

Goli i fitores erdhi nga kapiteni Kane, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga Stërling.

 640 0 60e6a5833d412
640 0 60e6a5833d412

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb