Është mbyllur pjesa e parë e takimit Turqi-Shqipëri, një ndeshje me emocione dhe njëkohësisht me shumë nervzozizëm, sidomos nga ana e Turqisë, që në fushën e saj do patjetër fitoren. Kombëtarja ka zhvilluar një fraksion mjaft pozitiv, teksa nuk ka çeduar thuajse në asnjë moment në mbrojtje. Shqipëria ka luajtur e përqëndruar dhe nuk është hedhur në aventurë.

Dy momentet më të rëndësishme janë minuta e 21-të, kur Bare pengohet në zonë dhe pretendon penallti dhe minuta e 36-të, kur Manaj rrezikon seriozisht kuadratin e Turqisë në zhvillimet e një goditjeje dënimi.

Megjithatë, vetëm pak minuta pas nisjes së ndeshjes Turqi-Shqipëri, kanë nisur edhe tensionet në fushë. Në pak minuta lojë, kombëtarja shqiptare është ndëshkuar nga arbitri rumun, i cili me një gjykim skandaloz ka dhënë plot 3 kartonë të verdhë, dy prej të cilëve krejtësisht të pashpjegueshëm.

Nëse i verdhi për Baren pas fërkimit me Demiral ishte i justifikuar, ata ndaj Demarkut dhe Memushajt janë të pajustifikueshëm.

Përballja mes Turqisë dhe Shqipërisë po luhet në “Sukru Saraçoglu” të Stambollit, me dy ekipet që luajnë për një nga dy vendet që të çojnë direkt për në Euro 2020, me kuqezinjtë që shpresojnë të mbajnë gjallë shanset e tyre për biletën e dytë të grupit H.

Reja ka vendosur të luajë me lojtarët që kanë shfaqur formën më të mirë, teksa ka ulur në stol Odise Roshin, ndonëse fillimisht u hamendësua për një vend si titullar për fierakun.

Atomesfera në stadiumin e Fenerbahçes është e zjarrtë, ndërsa tifozët shqiptarë të pranishëm janë rreth 2000 vetë në sektorin mik, por ka dhe tifozë të shpërndarë në tribunat e tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb