Në vigjilje të sfidës ndaj Austrisë, që do të luhet të shtunën mbrëma në Wembly, trajneri italian, Roberto Mancini, ka karikuar të tijët, duke thënë se mbi të gjitha, nesër pret një lojë të bukur.

“Më ka pëlqyer koha e shpenzuar si trajner i Italisë dhe do të doja ta vazhdoja ta bëja. Falënderoj lojtarët, pasi më lejuan të argëtohem edhe me këtë përvojë”.

“Të luash në Wembley duhet të jetë gjithmonë një kënaqësi. Ka lojtarë në këtë skuadër që nuk e kanë provuar kurrë dhe ata duhet ta shijojnë këtë mundësi në një stadium të bukur.

Kur luan futboll, e bën sepse dëshiron ta luash në stadiume si ky. Unë mendoj se kjo skuadër duhet të vazhdojë të ushqejë gëzimin dhe në të njëjtën kohë të respektojë një tempull futbolli si ky. Jam i sigurt që djemtë do të luajnë mirë nesër”, ka thënë fillimisht trajneri.
Italia fitoi të tre ndeshjet në grup kundër Turqisë, Zvicrës dhe Uellsit duke mbajtur portën e pastër, por Austria tani është një provë tjetër.

Ne kemi nevojë për një paraqitje të shkëlqyeshme, pasi Austria ka cilësi, ata janë agresivë dhe ne nuk duhet të gabojmë asgjë.

Kjo është bukuria e këtyre turneve, ju duhet të fitoni dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë futbollin tonë, shpresojmë për katër ndeshje të tjera në Euro 2020″, deklaroi Mancini.

Kujtojmë se ekipi që del fituese në sfidën e nesërme, do të shkojë automatikisht në çerekfinalen e kompeticionit, ku i pret, fituesi i sfidës Belgjikë-Portugali

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb