BELGJIKA

Thierry Henry rikthehet tek Belgjika. 43-vjeçari francez do të jetë sërish pjesë e stafit të trajnerëve për të mbështetur Roberto Martinezin në synimin për të  fituar Europianin e këtij viti.

Henry ka qenë asistent në vitet 2016-2018 teksa më pas u largua për të vijuar karrierën si trajner tek Monaco ku qëndroi vetëm një sezon.

Më pas francezi bëri një rikthim në Amerikë për të drejtuarin ekipin e Montreal Impact.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb