Ukraina nisi në mënyrë më të mirë eliminatoret e Euro 2020. Në fillim barazoi pa gola në transfertën kundër Portugalisë, ndërsa në sfidën e dytë fitoi 2-1 në fushën e Luksemburgut dhe me katër pikë kryeson Grupin B. Por gjithçka mund të kthehet në një zhgënjim të madh, pasi skuadra e drejtuar nga Andrey Shevchenko rrezikon të humbasë në tavolinë të dyja ndeshjet e luajtura. E përditëshmja portugeze “Record” zbulon se Federata e Futbollit të Luksemburgut ka reklamuar në FIFA prezencën në fushë të Junior Moraes në kundërshtim me rregulloren për natyralizimin e futbollistëve.

I
I

Qeveria botërore e futbollit ka pranuar ankimimin dhe ka nisur një hetim. Sulmuesi brazilian që luan me Shakhtar Donetsk u aktivizua për 19 minuta në sfidën kundër Portugalisë dhe për 90 minuta përballë Luksemburgut, duke shkelur sipas këtij të fundit rregulloren e FIFA-s. Akuzat mbështeten në faktin se futbollisti nuk mund të luante me një kombëtare të ndryshme nga ajo e vendit të origjinës, pra Brazilit.

5ec14ea7cc20d7cc21178f3d8e110985 1280x720
5ec14ea7cc20d7cc21178f3d8e110985 1280×720

Sipas FIFA-s, një lojtar mbi 18-vjeç, duhet të jetojë pa ndërprerje për 5 vjet në shtetin e tij të ri, përpara s etë veshë fanelën e kombëtares së tij. Por Moraes ka jetuar në Ukrainë 4 vjet dhe 8 muaj, aq më tepër që në vitin 2017 u transferua për 6 muaj në Kinë për të luajtur me Tianjin Quanjian. I menjëherëshëm ka qenë reagimi i federatës ukrainase. “Sipas ligjit tonë, ai ka jetuar për 5 vjet në Ukrainë. Për të marrë shtetësinë në Ukrainë parashikohet që një person duhet të jetojë në vend vetëm 180 ditë brenda një viti”, ka thënë sekretari i përgjithshëm Yuri Zapisotsky.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb