Monedha e përbashkët ka vijuar nënçmimin në tregun vendas duke e mbyllur javën në nivelin e këmbimit të 133.2 lekëve sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Megjithëse me diferenca shumë të vogla, prej ditës së fundit të janarit deri më sot (9 ditë) euro ka humbur vlerë në tregun vendas, duke kapur nivelin më të ulët të 2018-s.

Euro është zhvlerësuar edhe në tregjet ndërkombëtare. Javën e shkuar monedha e përbashkët kapi vlerën më të lartë të këmbimit të tre viteve ndaj dollarit, duke u këmbyer me 1.25 dollarë. Sot monedha europiane këmbehet me 1.22 dollarë.

Rikuperon dollari
Dollari amerikan është këmbyer sot në tregun vendas me 108.81 lekë, thuajse 1 lekë më shumë se një ditë më parë. Dollari ka rikuperuar pozitat e veta përkundrejt lekut pasi arriti nivelin më të ulët që nga mesi i 2017-s. Dollari është forcuar me gati dy pikë brenda tre ditëve.

Në tregjet ndërkombëtare, dollari amerikan rikuperoi sot kundrejt jenit. Ai u këmbye me 109.35 dollarë amerikanë për jen, duke e rimarrë kështu veten nga nvieli i tij i ulët i shënuar një ditë më parë, ku u këmbye me 108.92 dollarë amerikanë për jen.

Ndërsa monedha euro humbi pikë kundrejt dollarit amerikan, duke këmbyer me 1.2276 euro për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i saj më i ulët i këtyre dy javëve të fundit.

Paundi britanik rikuperoi ndaj dollarit amerikan duke u këmbyer me 1.3903 GBP për USD, megjithatë jo shumë larg nivelit të tij të ulët prej 1.3838 GBP për USD./monitor/
euro-kk
dollari-kk

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: