TIRANË- Në tregun e këmbimit valutor vendas këtë fundjavë të fundit për vitin 2015, monedha evropiane euro këmbehet me 136 lekë, duke shënuar nivelin më të ulët të këmbimit me lekun, që nga viti 2010.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro ka evidentuar një tendencë në rënie të vazhdueshme gjatë këtij fundviti, por ekspertët shprehen se këmbimi i saj në kufijtë e 136 lekëve është e pazakontë, megjithëse brenda parashikimeve të BSH-së.

Tregu vendas valutor reflekton kursin e këmbimit në tregjet ndërkombëtare, ku euro ka dobësuar pozitat ndaj monedhës së gjelbër amerikane, por nuk përjashtohet mundësia edhe e ndikimit të kërkesë- ofertës në tregun vendas.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb