“Radio Times” ka shkruar një artikull për pjesëmarrjen e Shqipërisë në konkursin europian të këngës “Eurosong”. Kjo media vë në dukje se Shqipëria këtë vit ka si përfaqësuese Jonida Maliqin.

Media në fjalë shkruan se Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në Eurosong në vitin 2004.

“Shqipëria mori pjesë për herë të parë në vitin 2004. Ky vend kurrë nuk e ka fituar Eurosongun, por pjesëmarrja e Rona Nishliut më 2012 ishte për t’u mbajtur mend. Nishliu mori çmimin “Barbara Dex”, që i jepet këngëtarit apo këngëtares me veshjen më të mirë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më tej në artikull shkruhet: “Këtë vit Shqipëria ka zgjedhur të përfaqësohet nga një zë që ka emër në vendlindjen e saj, me një karrierë të pasur muzikore. Jonida Maliqi merr pjesë në Eurosong me këngën ‘Ktheju tokës;’. Ajo ka marrë pjesë për herë të parë në një festival fëmijësh në moshën 13-vjeçare. Ajo ka qenë e përfshirë në skenën muzikore shqiptare që në atë kohë, me disa çmime të fituara në konkurse muzikore kombëtare”.

Çfarë përfaqëson kënga e Shqipërisë?

Kënga e kënduar nga Jonida Maliqi mban titullin “Ktheju tokës” dhe është dedikim ndaj emigrantëve të shumtë në Shqipëri. Pritet që kënga të këndohet shqip edhe në Izrael.

Teksti i këngës dhe muzika janë përgatitur nga Erjona Rushiti. Kënga është e mbushur me dramaticitet, e kompletuar me kërcimtarë që kërcejnë në një sfond të errët të skenës. Më herët, në vitin 2018 Shqipëria kishte përfaqësues këngëtarin Eugen Bushpepa dhe zuri vendin e 11.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb