Në takimin e nesërm të UEFA-s bashkë me 55 federatat e saj anëtare, do të vendoset edhe fati i “Euro 2020”. Me shumë gjasë veprimtaria pritet të shtyhet, por mbetet për t’u kuptuar se kur. Në ditën e sotme, Aleksei Sorokin, përgjegjësi i Komitetit Organizativ të Kupës së Botës “Rusi 2018”, ka çelur një derë për të pritur edhe Europianin.

“Jemi gati, por më parë duhet të flasim sesi duhet të jetë formati”. Rusia i ka gati stadiumet dhe është një nga vendet më pak të prekura nga koronavirusi dhe ku nuk ka asnjë të vdekur nga COVID-19. Në ditët e shkuara, edhe zv/presidenti Dmitrij Çerishenko ishte shprehur se Rusia mund të mirëpriste më shumë takime nëse do të ishte e nevojshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb