Duhet të ishte një fund i lumtur, të paktën kështu shpresonin të gjithë anglezët, madje kërkuan që e hëna të ishte pushim zyrtarë për të festuar sa më gjatë titullin kampion. E gjitha kjo mbetet thjeshtë një ëndërr e bukur pasi Italia i ktheu me këmbë në tokë, në fund festa ishte e gjitha “azzurre”.

Anglezët flirtuan me sukses por në këtë turne treguan pak fisnikëri, krejtësisht ndryshe nga se mendohej. E nisën sfidën me Italinë duke përdhosur flamurin azzurr, më pas vërshëllyen himnin italian pavarësisht thirrjeve të Southgate. Nuk pyetën as për gjobën e marrë nga UEFA pas ndeshjes me Danimarkën.

Jo vetëm tifozët edhe vetë lojtarët u treguan shumë pak “fair play”. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve, thuajse të gjithë lojtarët dhe stafi e hoqën menjëherë medaljen nga qafa, një gjest aspak i hijshëm për një përfaqësuese si Anglia. Për ta mbyllur, sërish tifozët, pritën ata italian duke i dhunuar barbarisht dhe padrejtësisht, mbase për këtë arsye kupa nuk u kthye në shtëpi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb