Shqetësimet për Holandën nuk kanë të mbaruar këtë prag “Evropiani 2020”.

Pas Van Dijk, i cili nuk do të jetë pjesë e kampionatit prestigjioz, mungesa tjetër do të jetë Donny van de Beek, i cili është dëmtuar.

Mesfushori i Manchester Unitend, nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Frank de Boer, i cili ka vendosur të mos grumbullojë ndonjë lojtar tjetër për zëvendësimin e tij.

Lajmin për mbetjen e Van de Bekk jashtë listës së “Tulipanëve” u dha gjatë kësaj të marte nga Federata e Holandës.

Ditët e fundit kishte dyshime për gjendjen fizike të 24-vjeçarit, i cili humbi miqësoren me Gjeorgjinë më 6 qershor, ndërkohë që kishte qëndruar gjatë gjithë kohës në stol në barazimin barazuar 2-2 me Skocinë më 2 qershor.

Kujtojmë që Van de Beek vjen nga një sezon me luhatje në Mancehster. Mesfushori 24 vjeçar verën e kaluar iu bashkua “djajve”, por Aventura e tij nuk ka shkuar në nivelin e pritshmërive që drejtuesit kishin për të, pasi nga 36 ndeshje në total, ai është aktivizuar titullar vetëm 15 herë si titullarë, e vetëm 4 prej tyre i përkasin sfidave me Premier League.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: