Turqia dhe Moldavia, dy nga rivalet e Shqipërisë në grupin H eliminator të vlefshëm për Europianin e vitit 2020, janë ndeshur mes tyre dhe, ashtu siç pritej, skuadra e Senol Gunesh ka triumfuar me lehtësi ndaj rivalit.

Turqia ka triumfuar 4-0, duke e siguruar ndeshjen në harkun e dy minutave, me Kaldirim dhe Tosun që shënojnë në minutat 24′ dhe 26′, duke e futur në kasafortë shumë shpejt fitoren. Në pjesën e dytë, turqit janë argëtuar duke shënuar dhe dy gola të tjerë sërish me Tosun në të 54-ën dhe Ajhan në të 70-ën. Vlen për t’u theksuar se në minutën e 53-të, Burak Jillmaz ka shpërdoruar një 11-metërsh. Pas kësaj fitoreje, Turqia ngjitet në kuotën e 6 pikëve në grup, ndërsa Moldavia mbetet me 0 pikë.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb