Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti, reagon për ementimin e eurobondit 650 milionë euro, duke thënë se qeveria po bën propagandë.

Sipas Telitit, realiteti është një mashtrim më shumë në thesin e madh të të pavërtetave.

Mesazhi i Telitit:

Propaganda e Qeverise dhe e Verteta e trishte.

PROPAGANDA: Tregjet na besuan, na kane konsideruar me risk zero.
REALITETI: Nje mashtrim me shume ne thesin e madh te te pavertetave. Treguesi i besimit te tregjeve ka nje emer, quhet “risk spread” (marzhi i rrezikut). Sa me i larte “risk spread” aq me i ulet eshte besimi i tregjeve ndaj ekonomise dhe financave te vendit.
FAKTI: Eurobondi i dy diteve me pare pati nje “risk spread” prej 3.77%, nderkohe qe dy vite me pare ishte 2.91% (ne eurobondin e 2018), me pak fjale renie e ndjeshme e besimit.

PROPAGANDA: Tregjet na dhane mundesine te financojme ekonomine.
REALITETI: Nje gje eshte e sigurt, qe tashme nuk do kete nevoje Rama e qeveria e tij te shkurtojne 100 milione eurot e pagesave te ketij viti per PPP apo shpenzimet e tyre te luksit.
FAKTI: Vetem sot, per te “festuar” eurobondin, u paguan mbi 1 milione euro per Inceneratorin e Fierit, nderkohe per paketat ekonomike u paguan 4 here me pak.

KONKLUZIONI: Imagjinojeni cdo te behet me parate e marra borxh ne emer te shqiptareve te cilat fatkeqesisht do te shpenzohen per miqte e Ramavirusit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: