TIRANE- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se blerja e “Eurbondit” nuk do të ndikojë në rritjen e borxhit në ekonominë shqiptare. Teksa ka folur në një konferencë për mediat, drejtuesi i bankës qendrore theksoi se Eurobondi u emetua sa dyfishi i kërkesës dhe nevojës që kishte Shqipëria.

Sipas tij, ky është një tregues i qartë i performancës së ekonomisë, pasi nga 500 milionë euro që ishte kërkuar, pala e emetimit të Eurbonidit ofrojë 1 miliard euro. Dyfishimi i shifrës së kërkuar për Shqipërinë,  në optikën e Sejkos, është një  tregues i qartë se ekonomia shqiptare lundron në ujëra të pastra.

“Eurobondi, ne u informuan zyrtarisht për emetimin e tij. Ky është një sukses, e cili u afrua dyfish në 1 mld euro, por nevoja  e Shqipërisë ishte 500 mln euro. Norma e interesit ndryshon nga dita në ditë. Ekonomia shqiptare është pozitive kjo për faktin se u afrua dyfishi i shumës së ishte kërkuar. Ky është një hap pozitiv edhe për bizneset e huaja. Eurobondi nuk do të ndikojë në rritjen e borxhit të ekonomisë shqiptare. Ne do të vijojmë ta mbajmë të ulët nivelin e borxhit. Bankat e huaja që janë tërhequr nga Shqipëria, në fakt nuk po ndodh vetëm tek ne, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Sejko.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb