Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, akuzon kryeministrin Edi Rama se po i vdes shqiptarët në borxhe, duke i rritur 1300%.

Teksa reagon për eurobondin 650 milionë euro, Vasili thekson se Rama është i paaftë të rrisë ekonominë, të mbledhë të ardhurat, të thithë investimet.

Reagimi i Vasilit: 

Edi Rama i vdes shqiptaret ne BORXHE, i rriti 1300 % !

5 miliard PPP + 1 miliard termeti+ 650 milion eurobond = 6 miliard e 650 milion BORXH.

Kur erdhi ne pushtet ne 2013 kishte vetem 500 milion euro borxh.

Pas 7 vjetesh ne pushtet Edi Rama e rriti borxhin 13 here ose 1300%.

I paafte te rrise ekonomine!

I paafte te mbledhe te ardhurat.

I paafte te thithe investime!

I kapur per fyti nga oligarket!

I kapur per fyti nga korrupsioni!

I kapur per fyti nga parate e pista!

Edi Rama dhe zullumi i tij do te bien per vite te tera mbi shpatullat e te gjithe shqiptareve nje per nje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb