Një “defekt” teknik mund të shkaktojë vonesa për gjysmën e rreth 30 000 fluturimeve të parashikuara sot në hapësirën ajrore europiane, njoftoi Eurocontrol, organizata europiane për sigurinë e navigimit ajror.

“Sot, 29 500 fluturime priteshin në rrjetin europian. Rreth gjysma prej tyre mund të regjistrojnë vonesa për shkak të defekteve të sistemit”, theksoi në një komunikatë organizata, që kishte njoftuar më herët për një defekt të sistemit të përmirësuar për menaxhimin e fluksit, shkruan tg.com.

Ndërkohë lajmi bëhet i ditur edhe nga vetë kompania, përmes sajtit të saj zyrtar.
Capture

Deri më tani, disa aeroporte të mëdha si “Schiphol” në Amsterdam, kanë lajmëruar pasagjerët për rrezikun e vonesave. Eurocontrol sqaroi gjithashtu të gjithë pasagjerët se nuk bëhet fjalë për një defekt që vë në pikëpyetje sigurinë e udhëtimit, por vetëm shkakton vonesa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb