Kreu i grupit parlamentare të PS, Taulant Balla ka përshëndetur letrën e 42 eurodeputetëve drejtuar Macron-it dhe kryeministrit holandez Rutte për të hequr vizat për Kosovën në fund të 2020.

Është Andrey Kovatchev ai i cili publikon edhe letrat teksa thotë se ka kërkuar në letër heqjen e vizave për Kosovën, pasi kjo e fundit ka përmbushur të gjitha standardet prej 2 vitesh.

 

‘’Së bashku me 41 eurodeputetët, unë bashkë-nënshkrova 2 letra Presidentit të Francës, Macrn dhe kryeministrit holandez një kërkesë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës në Këshillin Europian  nga fundi i vitit 2020. Kanë kaluar 2 vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e teknologjisë, vetëm kështu BE mund të jetë një ndërmjetës i drejtë!’’- shkruan Kovatchev.

Nga ana tjetër Balla thotë se BE po humbet besueshmërinë dhe kredibilitetin duke mos respektuar përmbushjen e standardeve nga ana e Kosovës.

‘’Plotësisht dakord me Andrey Kovatchev që BE po humbet kredibilitet dhe besueshmërinë duke mos respektuar Kosovën për përmbushjen e të gjitha standardeve teknike.

Faleminderit të gjithë eurodeputetëve nga të gjitha grupet politike për mbështetjen e madhe të treguar nëpërmjet letrave dërguar Presidentit Macron dhe kryeministrit holandez.’’- shkruan Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb