Eurodeputeti austriak, Andreas Schieder në një intervistë me mediat deklaroi se tashmë ka ardhur koha për t’i dhënë dritën jeshile Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave.

“Ne jemi të bashkuar, sepse e dimë se Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë reforma vërtet të thella dhe se gjithmonë përmbush atë që kërkohej nga komuniteti ndërkombëtar. Është koha e fundit për të dhënë dritën jeshile për negociata, në mënyrë që të fillojnë reformat e ardhshme dhe bashkëpunimi me Bashkimin Evropian”., ka thënë ai.

Në një intervistë për gazetarët në Maqedoninë e Veriut, ai shprehu besimin se bisedimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë sa i përket aspekteve kulturore mund të integrohen në mënyrë të përkryer.

“Prandaj, ne besojmë se bisedime të tilla midis Bullgarisë dhe Maqedonisë për aspekte kulturore dhe të tjera mund të integrohen në mënyrë të përkryer në rrjedhën e negociatave për anëtarësim”, tha Schieder .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb