Në fund të konferencës për shtyp, në të cilën komisioni europian refuzoi manovrën italiane, Angelo Ciocca ka hequr këpucën dhe nw shenjw proteste e ka përdorur atw për të dëmtuar letrat që Pierre Moscovici kishte lënë në tavolinë.

’Mendoja se ishte një funksionar i parlamentit që kishte ardhur të merrte dokumentet e mia-ka shkruar në Twitter komisioneri europian për çështjet ekonomike dhe monetare- ata që i shkelin letrat me këpucë nuk respektojnë rregullat e demokracisë, nuk respektojnë as funksionin e tyre’.

Më pas Moscovici ka shtuar: Është një provokator, është një fashist për t’i thënë gjërat me qartë. E shohim këtë dhune simbolike, si të papranueshme.

Komisioni Europian kundërshtoi buxhetin italian për 2019 dhe i kërkoi Romës të paraqesë një dokument të ri brenda tre javësh.

Qeveria italiane e koalicionit, e përbërë nga Liga e Djathtë dhe Lëvizja 5 Yje, ka hyrë në një mosmarrëveshje me Brukselin lidhur me çështje fiskale dhe planin e buxhetit të paraqitur këtë muaj, që parashikon rritje të deficitit në 2.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Komisioni kishte hedhur poshtë buxhetin e propozuar të Italisë, duke deklaruar se deficiti dhe shpenzimet e parashikuara nuk ishin në përputhje me mbajtjen e borxhit nën kontroll. Kjo është hera e parë që një ekzekutiv i BE-së hedh poshtë buxhetin e një shteti anëtar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb