Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, ka njoftuar sot vendosjen e sanksioneve ndaj eurodeputetes Monica Semento nga Luksemburgu, e cila u akuzua për ngacmim psikologjik ndaj koleges së saj – për herë të dytë. Monica Semedo, 39 vjeç, nga grupi liberal Renew Europe, u ndëshkua për sjelljen e saj ndaj një ish-ndihmëseje, e cila përbënte “ngacmim psikologjik”.

Përveç pezullimit të përkohshëm të detyrave të saj, Sementos do t’i hiqet afërsisht 1/3 e pagës mujore (d.m.th. 3,380 euro). Është hera e dytë që vendosen sanksione ndaj Sementos për një rast të ngjashëm, pas janarit 2021.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb