Mënyra sesi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan arrestoi mijëra ushtarë dhe shkarkoi mbi 2700 gjyqtarë pas grushtit të shtetit të organizuar në vend, u la një shije të hidhur shumë njerëzve. Për një pjesë prej tyre, kjo u duk si diçka e mirëorganizuar, duke u shprehur edhe se “Erdogan mezi priste të ndodhte grushti i shtetit për të bërë një reformë gjyqësore”.

Me sa duket, i këtij mendimi është edhe komisioneri për Zgjerim në BE, Johanes Hahn.

Siç raporton Reuters, menjëherë pas arrestimeve dhe shkarkimeve masive në Turqi ai ka dhënë një deklaratë ku është shprehur se “Duket sikur çdo gjë ishte e parapërgatitur. Listat ishin gati, duke treguar se do të përdoreshin në një moment të caktuar”, deklaroi Hahn.

“Jam shumë i shqetësuar për atë që po ndodh në Turqi. Ndodhi pikërisht ajo gjë të cilës i druheshim më shumë”, është shprehur Hahn.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb