BRUKSEL-Dera për negociatat tregtare me SHBA-në tani është mbyllur, pas rritjes nga ana e Uashingtonit të tarifave mbi çelikun dhe aluminin, njoftoi komisionerja europiane e Tregtisë, Cecilia Malmstrom.

Duke iu përgjigjur ofertës nga sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross për të garantuar negociatat mbi koncesionet tregtare, Malmstrom tha se “për momentin ajo derë është mbyllur”.

“Bisedime të tilla mund të ndodhin vetëm kur SHBA-ja të heqë tarifat mbi çelikun dhe aluminin”, theksoi komisionerja.

“Ne nuk jemi në një luftë tregtare por jemi në një situatë shumë të vështirë të krijuar nga SHBA-ja”, shtoi Malmstrom, duke paralajmëruar se situata po rrezikon rimëkëmbjen e ekonomisë globale dhe mund të përshkallëzojë më shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb