Ish- trajneri i Milanit dhe Italisë, Arrigo Sacchi në një bisedë telefonike për ANSA-n ka vlerësuar humanizmin e Shqipërisë dhe kryeministrit Rama.

‘’Europa dhe vendi juaj duhet të luajnë më shumë si Milani i Sacchit’’- tha Rama për një television të Italisë. Saçhi bie dakort me këtë deklaratë duke theksuar se Italia duhet të luajë si një ekip.

Po ashtu ai shprehet se është impresionuar nga humanizmi i Ramës pasi tregoi vlera të mëdha duke dërguar në Itali 10 mjekë dhe 20 infermierë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb