Rusia është akuzuar nga europianët se po e përdor gazin natyror si një armë kundër Perëndimit. Klima mes Rusisë dhe Perëndimit në lidhje me Nord Stream vijon të jetë konfliktuale.

Rusia ka hedhur akuza ndaj SHBA, ndërsa ka theksuar se presidenti i SHBA Joe Biden duhet të përgjigjet dhe të tregojë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë pa rrjedhjeve të gazsjellësit Nord Stream në Detin Baltik.

“Presidenti amerikan është i detyruar t’i përgjigjet pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara e zbatuan kërcënimin e tyre,” tha zëdhënësja diplomatike ruse Maria Zakharova.

Nga ana e saj Rusia tha se presidenti amerikan duhet të mbajë përgjegjësi për fjalët e tij duke u shprehur: “ Europa duhet të mësojë të vërtetën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: