Futbolli europian jep sot në mbrëmje trofeun e parë të një sezoni të gjatë, të vështirë dhe të çuditshëm, të kushtëzuar nga pandemia e Covid-19. Në orën 21:00 në stadiumin e Këlnit, Sevilla dhe Inter do të përballen në finalen e Ligës së Europës. Zikaltërit italianë zbresin në fushë me parashikimet që i shohin si favoritë, ndërsa nuk duan të humbasin mundësinë për të ngritur lart një trofe europian, për herë të parë që pas ‘tripletës” së famshme të vitit 2010. I qartë në këtë objektiv ka qenë Antonio Conte në konferencën zyrtare për mediart përpara ndeshjes.

3000 (1)
3000 (1)

“Si futbollist kam fituar dhe humbur finale, por njerëzit të kujtojnë vetëm kur fiton. Kështu hyn në histori. Duhet të jemi krenarë që kemi arritur deri këtu, por historinë e shkruan kush fiton”, ka thënë trajneri i Interit, që nuk ka ndërmend të ndryshojë skuadrën që fitoi 5-0 në gjysmëfinalen kundër Shakhtar Donjeck. Në këtë mënyrë, sulmi do t’I besohet dyshes Martinez-Lukaku, ndërsa edhe një herë nga pankina do të niset Eriksen.

Julenlopetegui Cropped 1f5p3ierwg4dj1idv9dnrdlckd
Julenlopetegui Cropped 1f5p3ierwg4dj1idv9dnrdlckd

Pa mungesa e gjen kjo finale Sevilla, me spanjollët që afrohen me trofeun pas katër vitesh mungesë, por gjithsesi mbeten “specialistë” të këtij turneu. “Në një finale, çdo detaj është i rëndësishëm. Për këtë duhet të jemi të përqëndruar dhe të shfaqim versionin më të mirë të lojës tonë. Inter është një skuadër e kompletuar, por ne do të luajmë të jitha shanset tona”, është shprehur tekniku I Sevilla, Julen Lopetegui.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb