Europa League ka prodhuar surpriza në raundin Play-Offs. Totenham Hotspurs është eleminuar në Zagreb nga Dinamo.
Anglezët vinin nga një avantash 2-0, por në Kroaci i priste një surprizë e pakëndshme. Fillimisht ndeshja u balancua me një avantazh 2-0 të kroatëve, dhe më pas në ExtraTime erdhi dhe i treti dhe i kualifikimit.

Nga ana tjetër Milan nuk ia ka dalë dot ndaj Manchester United, pasi Pogba me golin e tij i dha kualifikimin ‘’Djajve të Kuq’’.

Arsenal është kualifikuar gjithashtu falë avantazhit të fitores së parë në Athinë, kurse në Londër humbi 0-1. Kualifikime morën edhe Roma, Granada, Villareal, Ajax, Slavia Praga.
Kjo do të jetë 8-shja e ekipeve çerekfinaliste tashmë në Europa League, teksa të tjera sfida ‘Big’ mund të rezervojë shorti i të premtes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb