Manchester United dhe Villareal do të jenë në finalen e Europa League më 26 maj në Gdansk.

Arsenal nuk ia ka dalë dot përballë spanjollëve të cilët ruajtën avantazhin e ndeshjes së parë dhe siguruan një barazim 0-0 në ‘’Emirates Stadium’’.

Nga ana tjetër në ‘’Olimpico’’ të Romës Manchester United vulosi kualifikimin edhe pse me një humbje ndaj Romës. Cavani shënoi i pari ndërkohë që Roma përmbysi rezultatin në pjesën e dytë brenda 4 minutave. Nuk mungoi shumë dhe Cavani barazoi shifrat, por fitoren për romakët e solli Nicola Zalewski. Gjithsesi ‘Djajtë e Kuq’ kualifikohen falë fitores tenistike 6-2 që arritën javën e kaluar në ‘’Old Trafford’’.

Tashmë është e qartë se finalja e Europa League nuk do të jetë 100% angleze, por një përballje mes Manchester United dhe spanjollëve të Villareal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb