U hodh edhe shorti i fazës i fazës çerekfinale dhe gjysmëfinale të Europa League. Atalanta e Berat Gjimshitit, pasi eliminoi Bayer Leverkusen,do të përballet sërish me një ekip gjerman, kundër Leipzig. Sfida e parë do të luhet në transfertë.

Edhe Barcelona do të ndeshet me një ekip gjerman, kundër Eintracht Frankfurt, me sfidën e parë në transfertë.Mund të quhet short pozitiv për katalanasit, pasi eliminuan Galatasaray.

ÇEREKFINALET

Leipzig-Atalanta

Eintracht Frankfurt-Barcelona

West Ham-Lyon

Braga-Rangers

 

GJYSMËFINALET

Leipzig/Atalanta- Braga-Rangers

Eintracht Frankfurt/Barcelona- Leipzig-Atalanta

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 7 prill dhe të kthimit më 14 prill. Të parat gjysmëfinale më 28 prill dhe kthimi më 5 maj. Finalja e madhe do të luhet në Sevilla më 18 maj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb