Interi mposht Ludogoretsin në Bullgari dhe siguron praktikisht kalimin për më tej në Ligën e Europës. Zikaltërit kanë fituar 2-0, por ajo që është më e rëndësishme është se Kristian Eriksen ka gjetur golin e parë me fanellën e Interit në minutën e 71-të, ndërsa në kohën shtesë dyfishoi nga pika e bardhë e penalltisë Romelu Lukaku.

Ajntrahti i Frankfurtit ka thyer 4-1 Salcburgun. Fitore edhe për Sportigun me Bashaksehirin 3-1 dhe Shakhtari me Benfikën 2-1. Rezulatet befasues në Spanjë, ku Getafe ka thyer Ajaksin 2-0. Junajtid u frenua në Belgjikë me Bryzhin 1-1, sikundër edhe Sevilja në Rumani me Kluzhin 1-1. Paqe 1-1 dhe në Danimarkë mes Kopenhagenit dhe Sëlltikut.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb