MONAKO- Në Monako hidhet shorti për fazën e grupeve të Europa League, ku për herë të parë merr pjesë edhe ekipi shqiptar i Skënderbeut. Skuadrat u ndane në 12 grupe me nga 4 ekipe.

Këtë sezon në Europa League do të luajnë disa shqiptarë, si Hysaj, Xhaka, Gashi, Agolli, Kaçe, Berisha.

Skënderbeu bën tashmë pjesë në grupin H, dhe do të luajë me Sporting, Beshiktash, L. Moske, në ndeshjet e grupeve të Europa League.

Grupi A
Ajaks
Celtic
Fenerbahche
Molde

Grupi B
Rubin
Liverpul
Bordo
Sion

Grupi C
B. Dortmund
PAOK
Krasnodar
Qabala

Grupi D
Napoli
Bryzh
Legia
Midtjulland

Grupi E
Vilareal
Plzen
Rapid Vjene
D.Minsk

Grupi F
Marseje
Braga
Liberec
Groningen

Grupi G
Dnipro
Lacio
St. Etien
Rozenborg

Grupi H
Sporting
Beshiktash
L. Moske
Skenderbeu

Grupi I
Basel
Fiorentina
Leh
Belenense

Grupi J
Totenhem
Anderleht
Monako
Karabak

Grupi K
Shalke
APOEL
Sparta P.
Asteras

Grupi L
A. Bilbao
AZ
Augsburg
P. Beograd

TRAJNERI MIREL JOSA: GRUPI I FORTË, NA INTERESON TË PARAQITEMI MIRË
Pas hedhjes së shortit, trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa në një lidhje telefonike për Neës24 dhe BalkanWeb tregon sesi e ka pritur ekipi i Skënderbeut këtë short të sotëm.
“Jemi një grup i fortë, jemi optimistë për ndeshjet edhe pse të ngarkuar psikologjikisht, edhe pse do të jenë ndeshje të vështira, jemi optimistë për rezultate pozitive”.

Josa theksoi se mbi të gjitha interesi është në një paraqitje të mirë të skuadrës së Skënderbeut sepse është një arritje e madhe që Shqipëria përfaqësohet në Europa League.
“Për mua si trajner është një arritje shumë e madhe, për Skënderbeun, për futbollin shqiptar dhe për këta djem që sollën skuadrën deri këtu. Interes se cfarë do të bëhet sot e tutje, duhet një fillim i mbarë sepse dhe ekipet e tjera nuk kanë qëndruar në vend, por kanë punuar. Ne duhet të paraqitemi sa më me dinjitet atje, për vete dhe për të gjithë shqiptarët”.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb