Inter harron deklaratat e Contes, lë pas tensionin e fund sezonit dhe rikthehet fitues në Europa League, turne që dëshirojnë ti shkojnë deri në fund, mundësia e vetme për të mbyllur sezonin me trofe. Zikaltërit thyejnë pastër 2-0 Getafe në Gelsenkirchen, në tokë neutrale, duke siguruar një biletë për të fazën çerekfinale. Si gjithnjë ai që i zgjidh hallet Antonio Contes është Romelu Lukaku, sulmuesi belg realizoj golin e parë në minutën e 33-të. Në pjesën e dytë, për fat të mirë të Inter, Molina gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke shpërdoruar një mundësi të artë të rikthyer baraspeshën. Për të hipotekuar fitoren e Inter mendoi Eriksen në minutë ne 83-të me fantazistin danez që shënoi dhe golin e dytë.

United
United

Kualifikohet më tej në çerekfinale edhe Man.United. Pavarësisht fitores së pastër 0-5 në transfertë, “djajtë e kuq” nuk falin as ndeshjen e kthimit përballë Lask duke triumfuar me shifrat 2-1. Një biletë për në çerekfinalet e Europa League siguruan Copenhagen edhe Shakthar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb