Trajneri i Romës, Claudio Ranieri foli për Sky Sport para ndeshjes së Europa League ndaj Portos.

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, të përpiqemi të rikthehemi aty ku duhet të jetë Roma. Ne jemi gati. Jemi në një moment të mirë, ka vetëbesim dhe vendosmëri dhe duhet të tregojmë  në fushë çfarë mund të bëjmë”.

Porto është shumë e rrezikshme në kundërsulme.

“Ata kanë dy sulmues të shpejtë, është e vërtetë.  Rodrigo Mora  për mua është një fenomen, ai është lojtari që i bën ata të ndryshojnë ritmin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb