U luajtën në mbrëmje 12 takimet e javës së parë të fazës së grupeve në Ligën e Europës, teksa nuk munguar rezultatet surprizë.

Spikati triumfi i austriakëve të Volfsberger me rezultatin e thellë 0-4 ndaj gjermanëve të Borushia Mynshenglabah, kjo ishte padyshim edhe surpriza më e madhe e mbrëmjes.

Vlen për t’u përmendur se skuadrat me emër në këtë kompeticion si Roma, Porto dhe Mançester Junajtid, që janë edhe favoritet për fitimin e trofeut, kanë bërë detyrën në shtëpi duke siguruar 3 pikët e para në grup.

JA TË GJITHA REZULTATET:  

Roma-Bashakshehir 4-0

B. M’Gladbah-Volfsberger 0-4

Espanjol-Ferencvarosh 1-1

Porto-Jang Bojs 2-1

Gent-St. Etiene 3-1

Ludogorets-CSKA Moskë 5-1

Mançester Junajtid-Astana 1-0

Partizan Beograd-AZ Alkmar 2-2

Rejnxhërs-Fejenord 1-0

Slovan Bratislava-Beshiktash 2-2

Volfsburg-Oleksandria 3-1

Ullvërhempton-S. Braga 0-1

/Panoramasport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb