Sonte tre lojtarë të kombëtares Shqiptare luajnë shpresat e fundit për kalimin në raundin tjetër të “Europa League”. Zyrihut të Sadikut dhe Kukelit nuk i duhet asnjë rezultat tjetër përveç fitores, ndërsa Karabakut të Ansi Agollit mund t’i mjaftojë një barazim në rast të kombinimeve të mundshme të rezultatit me ndeshjen tjetër të grupit.

Armando Sadiku duket se ka lënë pas dëmtimin me golin e shënuar në fundjavë dhe pritet të jetë në maksimum për ndeshjen e sotme. Zyrihu ka më shumë nevojë se kurrë për golat e “bomberit”. Stoik qëndron gjithmonë Burim Kukeli. Mesfushori me tipare mbrojtëse është një “digë” e pakalueshme në mesin e fushës.

E vetmja zgjidhje për të siguruar biletën është që të marrin tri pikët në këtë ndeshje, pasi çdo rezultat tjetër do t’i linte jashtë kompeticionit. Një mision mjaft i vështirë, por jo i pamundur për Zyrihun që ka befasuar me paraqitjet e deritanishme.

Pak më ndryshe qëndron situata e Ansi Agollit. Kapiteni i përfaqësueses kuqezi do të luajë në një stadium të tejmbushur sot, në një ndeshje të cilësuar si historike për klubin e Karabakut. Azerët luajnë kualifikimin në ndeshjen e fundit të grupit, por presin një kundërshtar shumë të vështirë si Fiorentina.

Fitorja do ishte një rezultat i shkëlqyer për Qarabag për të kaluar grupin por ka edhe një skenar tjetër. Ajo është që Karabaku të barazojë dhe PAOK-u të mos fitojë në duelin ndaj Slovan Liberekut.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: